Hamsik: Mund ta mposhtim Juven

Fituesi i Kupës së Italisë, Napoli, do të takohet me fituesin e kampionatit italian, Juventusin, në Doha të Katarit, ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë.
“Superkupa është shumë e rëndësishme. Më pëlqen shumë ideja e ngritjes së këtij trofeu”, tha fillimisht Hamsik.
“Duhet të kemi frikë nga Juventusi, pasi që ata dinë si të fitojnë dhe kanë skuadër përplot me kampionë, por kjo është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi Hamsik.
“Nëse e mposhtim Juven, do të ishte kënaqësi tejet e madhe për ne dhe tifozët, një mesazh pozitiv i Napolit dhe i qytetit. Ne mund ta bëjmë këtë nëse e përsëritim paraqitjen ndaj Romës”, ka përfunduar mesfushori i Napolit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































