Lewis Hamilton duket se edhe këtë vit do të jetë i pandalshëm në garat e Formula 1.

Piloti i Mercedesit ka arritur që në provat zyrtare të renditet i pari dhe të fitojë të drejtën që në garën e nesërme të niset i pari në çmimin e madh të Australisë.


Britaniku ka arritur të mposhtë Ferrarin me 0.7 sekonda, duke dëshmuar se është në një kategori tjetër pas arritjes në cak për kohën 1’21”164.

371208 TS 24 03 18 8733430165

"Është ndjenjë e mirë të fillosh vitin 2018 me Polo Position! Falënderoj ekipin për punën e vazhdueshme. Shihemi në garën e nesërme", ka shkruar në rrjetet sociale Hamilton.

Në vendin e dytë u klasifikua Kimi Raikkonen me Ferrarin, i cili ngeci më shumë se gjysmë sekondi pas britanikut.

Finlandezi i “kokëkuqes” la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel, ndërsa pas tyre u klasifikuan dy ngasësit e Red Bullit, Max Verstappen e Daniel Ricciardo (australiani është dënuar me tre pozicione).

Theksojmë se gara zyrtare do të zhvillohet ditën e nesërme në ora 07:10, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/

hamilton

telegrafi sport app