Ferrari duket se është rikthyer te telashet dhe Mercedesi te dominimi. 'Kokëkuqja' ishte larg nisjes së këtij sezoni të Formula 1 edhe në garën për Çmimin e Madhe të Spanjës.

Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në pistën e Barcelonës, duke lënë pas tyre Max Verstappen me Red Bull.


HamiltonLewis 1 (Foto: Getty Images)

Krenaria e Ferrarit u ruajt vetëm nga Sebastian Vettel, edhe ky i pafuqishëm për të shkuar përtej vendit të katërt.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen braktisi garën në xhiron e 26-të për një problem teknik me makinën, transmeton Top Channel.

HamiltonLewis 3 (Foto: Getty Images)

Ecuria e kësaj gare u përcaktua që në kthesat e para të startit.

Romain Grosjean ishte protagonisti i një përplasjeje, që bëri të hyjë në pistë makina e sigurisë.

Kjo ngadalësoi ritmin me të cilën Ferrari nisi garën dhe sidomos të Sebastian Vettel, që në start mori vendin e dytë, duke parakaluar Bottas.

telegrafi sport app