LAJMI I FUNDIT:

Halsey provokon me klipin e ri: Skena të guximshme dhe imazhe erotike

Halsey provokon me klipin e ri: Skena të guximshme dhe imazhe erotike

Këngëtarja Halsey, 30 vjeçe, ka publikuar një video muzikore provokuese për këngën e saj të re “Safeword”, e cila përmban skena të guximshme erotike.

Në klip, ajo shfaqet ‘topless’, e lidhur me litarë shibari dhe duke modeluar veshje lëkure, ndërsa eksploron imazhe sfiduese të dominimit dhe nënshtrimit.

Në disa skena, Halsey shfaqet e varur me kokë poshtë, me një maskë lëkure, ndërsa një burrë i maskuar e godet në të pasme.


Në një tjetër moment, ajo përdor trupin e një gruaje si tavolinë kafeje ndërsa shijon një milkshake, shkruan DailyMail.

Klipi gjithashtu e tregon atë duke shëtitur një balerin me zinxhir dhe më pas duke e lidhur mbi shpinën e një gruaje, duke krijuar një atmosferë teatrale dhe provokuese.

Videoja e guximshme është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë lavdëruar për kreativitetin dhe fuqizimin e seksualitetit të saj.

Përveç publikimit të “Safeword”, Halsey ka njoftuar edhe turneun e saj “For My Last Trick Tour”, i cili do të përfshijë 32 qytete në SHBA dhe Kanada gjatë vitit 2025.

Jeta personale e Halsey ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes, me konfirmimin e fejesës së saj me aktorin Avan Jogia dhe betejën e saj me lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ.

Pavarësisht sfidave shëndetësore, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe të sjellë projekte të reja për fansat e saj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/DailyMail