LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Në Koshare po del se nuk ka pasur ushtarë, por vetëm komandantë! (Video)

Haliti: Në Koshare po del se nuk ka pasur ushtarë, por vetëm komandantë! (Video)

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Beteja e Koshares ka qenë marrëveshja më e mirë që kanë arritur dy palët kundërthënëse që ekzistonin ndër shqiptarët në luftën e Kosovës.

Haliti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja e tij ka qenë që më mirë të luftohet në kufi me Serbinë në mënyrë që të ndalen furnizimet me armë dhe ushtarë për serbët se në Koshare ku ishte kufiri shqiptaro-shqiptar.

“Ahmet Krasniqi ka pasur ide që të bëhet sulm dhe të çlirohet një pjesë e Kosovës dhe atje të vendoset shtabi i përgjithshëm i ushtrisë. Mësimet e tij kanë qenë mësimet e një ushtrie të rregullt me komandë dhe struktura ushtarake, shtetërore, qeverisëse, por nuk kanë qenë të atij niveli kur bëhej fjalë për Kosovën”.


Nënkryetari i Kuvendit thotë se ka pasur informacion për Kosharen, por vet personalisht asnjëherë nuk ka qenë atje.

“Kam pasur informacion se po dëshirojnë ta fillojnë betejën në Koshare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se kur kanë bërë marrëveshje për fillimin e Betejës së Kosharës, pjesëtarët e UÇK-së me protagonistët që ai thotë se nuk e di a kanë qenë ushtarë apo komandantë.

“Nuk e di si kanë qenë të organizuar ata [pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes (FARK-ut)], sepse shumë herë po dëgjoj se askush nuk po del ushtarë por të gjithë komandantë. Nuk ka qenë ashtu”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori