Zyrtarët turq kanë njoftuar se pothuajse 8 mijë policë janë suspenduar nën dyshimet se kishin të bëjmë me grusht shtetin e dështuar në fundjavë.
Rreth 6 mijë anëtarë të policisë dhe gjyqësorit e ushtrisë, përfshirë gjeneralë, janë paraburgosur shkaku i grushtshtetit. E tetë oficerë turq që ikën pas grusht shtetit në Greqi, janë paraqitur në gjykatën e qytetin Aleksandropuli, nën akuzat se hynë ilegalisht në vend.
Ata kërkuan në gjykatë azil, pavarësisht se Ankaraja ka thënë se i do tradhtarët të ekstradohen. Ata po ashtu, deklaruan në gjykatë se nuk dinin asgjë për grusht shtetin.
Ata ishin urdhëruar që të ndihmojnë njerëzit e lënduar dhe derisa po e bënin këtë, u sulmuan nga policia. Vetëm atëherë ata zbuluan se fjala është për grusht shtet dhe vendosën të arratisën, përcjell Kohavisioni.
E të mashtruar ndihen shumë ushtarë turq. Sipas raportimit të gazetave, ushtarët e marrë në pyetje pas grushtshtetit pohuan se mendonin që po merrnin pjesë në ushtrime.
Ata thanë se nuk e kishin idenë që po merrnin pjesë në tentimin për rrëzimin e pushtetit, duke e konsideruar gjithçka vetëm ushtrim.
“Vetëm kur qytetarët filluan të ngjiteshin nëpër tanke, kuptuam gjithçka: ka thënë njëri prej ushtarëve”, shkruan gazeta Hurriyet. Në trazirat e së premtes mbrëma, një pjesë e ushtrisë turke, e cila mori pjesë në këtë grusht shtet nuk e pati përkrahjen e pjesës më të madhe të ushtrisë dhe oficerëve të lartë.
Gazeta Hurriyet po ashtu, ka shkruar, duke cituar burimet e veta se shefi i stafit të përgjithshëm të ushtrisë turke ishte detyruar të nënshkruante deklaratën ushtarake derisa kishte armën mbi kokë të cilën ia drejtoi vetë sekretari i tij. Hulusi Akar ishte marrë peng bashkë me ndihmësit e tij dhe rojat, të premten.
Ndërkohë, ushtarët e arrestuar janë duke u keqtrajtuar nga autoritetet. Në pamjet e publikuara nëpër internet, mijëra ushtarë janë të vendosur në salla sportive shkaku i numrit të madh. Ata mbahen me duar të lidhura dhe të zhveshur.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se do të pastrojë gjithë institucionet shtetërore nga virusi që shkaktoi revoltën sipas tij. Ai madje i tha turmës së përkrahësve se do të negociohet edhe rikthimi i dënimit me vdekje në vend. Ky dënim u hoq në vitin 2004, si pjesë e negociatave për anëtarësim në BE.
Kjo e fundit, si dhe SHBA-ja kanë shprehur shqetësime për përgjigjet e Turqisë ndaj grusht shtetit dhe porositën shtetin që duhet t’i përmbahet demokracisë dhe të drejtave të njeriut kur ndjek penalisht ushtarakët.
“Nuk ka arsyetim nëse shteti heq dorë nga të drejtat bazë dhe sundimit të ligjit e ne do ta përcjellim situatën”, ka thënë Federica Mogherini, gjatë një konference për gazetarë në Bruksel.
Mogherini po ashtu përmendi se asnjë shtet që ka dënimin me vdekje nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, duke paralajmëruar se kthimi i këtij ligji mund të parandalojë anëtarësimin e Turqisë në bllokun evropian.
E sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili po ashtu ndodhet në Bruksel, lidhur me kërkesat e Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gullenit të cilin pushteti e akuzon për organizimin e kaosit ka thënë se SHBA-ja do të ndërmarrë hapat e duhur për ekstradimin e tij në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet.
“Ende nuk kemi marrë kërkesë ekstradimin e Gullenit. Presidenti Erdogan para opinionit kërkoi nga SHBA-të ekstradimin e tij. Unë i thashë ministrit të Jashtëm të Turqisë se është e nevojshme që kërkesa e tillë të bëhet në baza ligjore nëpërmes kanaleve të përshtatshme dhe në mënyrë formale. Gjithashtu i thashë se në dosjen për ekstradim duhet dërguar prova, dhe jo akuza”, deklaroi Kerry.
Derisa në Turqi vazhdon paqartësia e madhe, ueb-faqja Wikileaks ka paralajmëruar se ka ndërmend të publikojë mijëra dokumente të besueshme lidhur me strukturën politike.
“Përgatituni për betejë. Do të publikojmë më shumë se 100 mijë dokumente për strukturën politike në Turqi” ka shkruar Wikileaks në Twitter.
Ndërkohë në dy aeroportet e Stambollit, masat e larta të sigurisë kanë vazhduar pas paralajmërimeve për arratisje të mundshme të puçistëve. Masat e larta të sigurisë u ndërmorën të dielën pas paralajmërimit të forcave të sigurisë se disa persona të cilët kanë marrë pjesë në organizimin e këtij puçi, do të largohen nga vendi.
Main_Turqia_1807 from Koha.net on Vimeo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

NATO me stërvitjen më të madhe luftarake për 2025 mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Liderët evropianë në një takim me Trumpin për të diskutuar mbi paqen në Ukrainë

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit