Njohësi i çështjeve politike dhe bartësi i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare, Haki Abazi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur edhe për preferencat e tij politike në Kosovë.
Abazi ka thënë se Albin Kurti është themeluesi i të majtës në Kosovë e më gjerë dhe se me ardhjen e tij në politikë e majta është shkëputur nga trashëgimia e Dushan Mugoshës.
“Albin Kurti është njeriu që ka udhëhequr procesin e krijimit të së majtës burimore në Kosovë. Deri në themelimin e Vetëvendosjes e majta në Kosovë dhe Shqipëri mund të konsiderohet se bazën e kishte të Dushan Mugosha dhe ideologët sllavë. Me paraqitjen e zotit Kurti në politikën kosovare është themeluar e majta burimore socialdemokrate këndej dhe andej kufirit”.
Ai ka thënë se Vetëvendosjen e sheh si bartëse të subjekteve të majta ndërsa LDK-në si qendër e subjekteve me orientim të djathtë.
“Unë mendoj se Vetëvendosje ka të ardhme si e majtë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri me ndikim edhe në trojet tjera shqiptare. Mendoj që e djathta do të jetë e përqendruar te Lidhje Demokratike nëse di ta bëj një tranzicion që e ka të domosdoshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Abazi ka thënë se ai vazhdimisht ka qenë një aktivist politik, duke mos përjashtuar kyçjen edhe në subjektet politike aktuale, por pa preferuar pozicione drejtuese.
“E para është e thjeshtë. Unë jam në politikë dhe do të vazhdojë të jem në politikë. E dyta është më e komplikuar. Mendoj se Kosova nuk ka nevojë edhe për një figurë brenda partive politike. Kosova ka nevojë që të thërret njerëz në shërbim dhe unë gjithmonë do të mbetem në shërbim të politikës dhe fatit të Kosovës”.
Njohësi i çështjeve politike ka thënë se nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Vetëvendosjen për bindjen nacionale ndërsa ka shtuar se në përcaktime ideologjikë dhe programore më i afërt është me LDK-në.
“Unë nëse thirrem për të bërë punë brenda partive politike, jam i gatshëm për shërbim…Nuk e kam fshehur asnjëherë se jam i afërt me bindje nacionale me Lëvizjen Vetëvendosje. Në përcaktimet ideologjike dhe të programeve mund të kem afërsi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo besoj se këto të dyja bashkë kanë për qëllim avancimin e çështjes shqiptare në nivelin e vlerave evropiane në Ballkan”, tha ndër të tjera Haki Abazi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës