Policia e Vlorës ka zbuluar një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Pas hetimeve të kryera, është identifikuar dhe vënë në hetim një 15-vjeçar nga Vlora si autor i dyshuar i këtij veprimi.

Sipas hetimeve, i mituri, gjatë muajit mars 2025, dyshohet se ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, përfshirë email-e dhe faqe zyrtare, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.


Nga hetimet e deritanishme, nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme. Megjithatë, operacioni ka sjellë sekuestrimin e disa pajisjeve, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike. Pajisjet e sekuestruara përfshijnë: 5 kompjuterë laptop; 6 aparate celularë; 1 dron.

Policia bën me dije se vijoj hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. /Telegrafi/