Një hajdut ishte përpjekur të ikte nga një dyqan - pasi kishte në duar disa telefona - por nuk mundi ta hapte derën.

Pronari Afzal Adam, 52 vjeç, përdori një pajisje të instaluar pas banakut për të kyçur hyrjen pasi dyshoi për motivet e hajnit, përcjell Telegrafi.


Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një shitore pajisjesh elektronike në Dewsbury, West Yorks - Angli.

Afzal tha: “Me njerëzit që mbanin maska dhe kapuç, isha i shqetësuar se nuk mund të identifikoja askënd nëse do të largoheshin nga dyqani im”.

“Ai do të kishte ikur me mallra në vlerë 2000 euro, kështu që mekanizmi e ka paguar veten”.

Çfarë bie në sy është fakti se pronari i dyqanit jo vetëm që e la të dyshuarin të ikte pa thirrur policinë, por ai më pas kishte kërkuar ai që të kthehej – nëse kishte nevojë për ndihmë. /Telegrafi/