James Curtis ka tentuar të vidhte nga një sallon i makinave Chevrolet në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, por është ndezur alarmi dhe është dashur të largohet.

Identifikimi i 32-vjeçarit është bërë shumë shpejtë, ngaqë i është gjetur kuleta me dokumente në kopshtin pranë lokalit, transmeton Telegrafi.


Pasi kishte vjedhur disa rrota për modelin Corvette, makina tij ka pësuar një dëmtim dhe e ka lënë në mes të rrugës.

“Vjedhja kërkon shumë shkathtësi dhe mençuri, të cilat munguan te ky i ndaluar”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Derisa po qëndron në mbajtje, ai pritet të dalë para drejtësisë për tentim vjedhje dhe hyrje pa autorizim në pronë të huaj. /Telegrafi/

Hajni i ngathtë dështoi të vidhte nga një sallon veturash foto 2

Hajni i ngathtë dështoi të vidhte nga një sallon veturash foto 3

Hajni i ngathtë dështoi të vidhte nga një sallon veturash foto 4

Hajni i ngathtë dështoi të vidhte nga një sallon veturash foto 5