Hailey Bieber ka mohuar pretendimet se i ka pëlqyer një video në TikTok që tallte Selena Gomez dhe të fejuarin e saj, Benny Blanco.

Një përdoruese e TikTokut, Courtney Presto, pretendoi se Hailey kishte reaguar ndaj një klipi ku ironizoheshin disa foto të çiftit nga një set fotografik për revistën “Interview”.


Megjithatë, përfaqësuesi i Hailey e mohoi këtë të dielën, duke e cilësuar si një histori të sajuar, shkruan DailyMail.

96010179 14479783 image a 4 1741558976188

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë", tha ai për ‘Us Weekly’, duke shtuar se ishte një përpjekje për të ringjallur një "narrativë të lodhur".

Justin Bieber dhe Selena Gomez patën një marrëdhënie të gjatë dhe të ndërprerë nga viti 2009 deri në 2018.

96010215 14479783 image a 3 1741558953057

Pak pas ndarjes, Justin nisi lidhjen me Hailey, por të dy kanë mohuar ndonjë mbivendosje mes marrëdhënieve.

Ndërkohë, Selena duket se ka injoruar dramën dhe ka vazhduar promovimin e albumit të saj të ri “I Said I Love You First”, që publikohet më 21 mars.

95953877 14479783 TikTok user courtneypresto has claimed that Hailey reacted to a  a 6 1741560488612

Ajo gjithashtu ndau një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e Benny Blanco në Instagram, duke shkruar: "Nuk e di çfarë kam bërë për të të merituar, por jam e lumtur që ke lindur”.

Ky incident vjen pas raportimeve se Selena dhe Hailey shmangën njëra-tjetrën në festën e ‘Vanity Fair Oscars’, për të evituar spekulimet mediatike. /Telegrafi/

69071315 14479783 Hailey Bieber has reignited feud rumors with Selena Gomez in a b a 34 1741562776696