Modelja e njohur Hailey Bieber shijon pushimet se bashku me bashkëshortin e saj Justin Bieber.

Modelja ka ndarë disa fotografi të bukura duke përqafuar bashkëshortin e saj Justin Bieber dhe madje edhe duke kërcyer në shi, me koktej në dorë.


Në shumicën e fotografive, Hailey nuk ka te vendosur aspak  grim, duke shijuar kështu pushimet e lirë nga fondatina dhe grimi i tepërt.

Duket se jeta e pushimeve i përshtatet vërtet Hailey. Në çdo fotografi, lëkura e saj shkëlqen dhe duket super e shëndetshme.

Ndërsa nuk jemi plotësisht të sigurt nëse Hailey është me pushime tani, ky udhëtim do të ishte një pushim i mirëpritur pas pjesëmarrjeve të shumta në ngjarje madhore ku shkëlqeu në tapetin e kuq.

Ndryshe, në një video që ndau me fansat në Youtube gjatë provave për dukjen në Met Gala, ajo tregoi se nga një model flokësh e la atë tullace në një pjesë të kokës. /Telegrafi/