Pas më shumë se katër vjet e gjysmë, Dhomat e Specializuar me seli në Hagë i kanë ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Lajmin për ndërprerjen e hetimeve ndaj Lajçit e ka konfirmuar sot zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit.
Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale.
Avokati mbrojtës i Lajçit, Toby Cadman në një intervistë për televizionin publik ndërprerjen e hetimeve ndaj Driton Lajçit e ka vlerësuar si fitoren e parë të proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara.
“Ky është suksesi i parë. Kjo është dashur të vendoset qysh para katër vitesh por gjykatës i janë dashur katër vite për t’i ndalur hetimet. Është shumë e qartë që ai i ka mohuar të gjitha sjelljet kriminale, mirëpo është dashur të presë katër vjet dhe të heq dorë nga pozita e tij qeveritare. Kjo është për keqardhje, por megjithatë është mirë se tani edhe hetimet janë pushuar ndaj tij”, ka tha Cadman.
Ai tutje ka treguar se për çfarë është hetuar Driton Lajçi gjatë këtyre viteve.
“Ai ka filluar të hetohet në vitin 2019 për administrim të provave të drejtësisë. Pra, nuk ishte një hetim për krime të luftës por për ndërhyrje në drejtësi. Kjo ka qenë duke u hetuar që katër vite, deri mbrëmë kur u pushua si hetim nga Dhomat e Specializuara”, shtoi avokati Cadman.
Ai më tej ka folur edhe për hapat që do të ndërmerren tani pasi Lajçit i është cenuar e drejta e punës për më shumë se katër vite në institucionet publike.
“Kjo është diçka që unë do të marrë parasysh për të ndërmarr hapat e parë, mirëpo tani për tani e rëndësishme është që më në fund ky vendim është marrë dhe siç thash janë mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij”, theksoi Cadman. Ai ka thënë se do ta çojnë këtë rast në panelin e trupit gjykues dhe pastaj edhe te Avokati i Popullit.
Hetimet ndaj Driton Lajçit kishin nisur me një intervistim në datën 3 maj të vitit 2019. Ai ishte intervistuar për tri ditë me radhë në Hagë. E që nga atëherë, për 4 vjet e gjysmë ai mbeti si i dyshuar, dhe hetimet nuk përfundonin nga Prokuroria e Hagës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht