“Haga është e korruptuar”, Grenell kërkon ndërprerjen e financimit të Gjykatës Speciale

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si "plotësisht të korruptuar" dhe duke kërkuar që të mos financohet më.
Përmes një postimi në platformën X Grenell ka kritikuar fuqishëm rolin e prokurorit Jack Smith, i cili sipas tij, ka arrestuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaç pesë vite më parë dhe se i njëjti ende po mbahet në paraburgim.
“Haga është plotësisht e korruptuar dhe duhet të ndërpritet financimi i saj. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vite më parë. Ai është ende në burg. Gjykimi sapo ka filluar”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se Hashim Thaçi dhe disa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa procesi gjyqësor ka filluar në prill të vitit 2023, pas një pritjeje të gjatë në paraburgim.
Të premten në Tiranë është organizuar protestë për të kundërshtuar ecurinë e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë. /Telegrafi/
The Hague is totally corrupt and must be defunded.
Jack Smith was one of their prosecutors who arrested the sitting President of Kosovo more than five years ago.
He is still in prison. The trial only recently got started.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 18, 2025


















































