Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe komunës së Drenasit, nesër në orën 15:00 do të bëhet përurimi i shtatores së humanistit dhe mjekut Hafir Shala.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.
Shtatorja është e vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila mban emrin e Hafir Shalës në Drenas.
Mjeku i UÇK-së Hafir Shala 23 vjet më parë është zhdukur në rrethana të panjohura dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.