Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka gjetur rrugën e golit në ndeshjen mes Eyupsporit dhe Alanyasporit, e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Turqisë.

Hadërgjonaj realizoi nga penalltia në minutën e 67-të, duke barazuar rezultatin në 1-1, por skuadra e tij në fund u mposht me rezultat 2-1.


31-vjeçari kompletoi gjithë ndeshjen, ndërsa bashkëkombësi i tij, Fidan Aliti, u zëvendësua në minutën e 68-të, pasi kishte edhe një karton të verdhë.

Ky ishte goli i parë i Hadërgjonajt në dy paraqitjet e tij të këtij edicioni në Superligën turke.

Hadërgjonaj dhe Aliti kanë vazhduar kontratat me Antalyaspor. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app