Adoleshentja e paemëruar, e cila ndodhej në shtëpinë e gjyshes që besohet të jetë diku në Shtetet e Bashkuara, ka mbetur e habitur me telefonin që ka numërator rrotullues.
Pa pasur idenë se si funksionin, ajo shtypte sikur butonat në numrat që dëshironte, ndërsa as që e kapte receptorin meqë nuk dinte për çfarë nevojitet, transmeton Telegrafi.
“Si nuk e di çfarë është, ky është një telefon i mallkuar. Ketë e kemi përdorur, para se të del teknologjia e re, por t’i nuk di asgjë”, dëgjohet duke thënë gjyshja.
Mirëpo, ajo nuk e ka lënë me kaq, duke insistuar ta mësojë mbesën, që të mësohet të përdorë këtë pajisje të vjetër. /Telegrafi/