Erling Haaland thuhet se ka një marrëveshje verbale për të lënë Borussia Dortmund në vitin 2022 dhe Real Madrid është ‘optimist’ për nënshkrimin e yllit të madh norvegjez.

Ende vetëm 20 vjeç, por Haaland ka shënuar 26 gola në vetëm 28 ndeshje që nga nënshkrimi i tij për Dortmund në muajin janar.


Ai është bërë një emrat më të nxehta në ‘merkato’ në vitin e fundit apo mos thënë emri më i kërkuar nga klubet e mëdha për sulmin e tyre.

Sipas gazetës AS, Reali ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për të tash e një kohë dhe shpreson ta sjellë atë në Santiago Bernabeu në më pak se dy vjet.

haaland 1

Ata gjithashtu shtojnë se raportet se Haaland ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro janë mjaft të mëdha.

Sidoqoftë, pretendimi i gazetë AS është se Dortmundi do ta lejojë atë të largohet në vitin 2022 nëse ai dëshiron - me mirësjellje të një ‘marrëveshjeje zotërinjsh’ të arritur midis klubit, lojtarit dhe agjentit të tij Mino Raiola.

Bashkëkombësi dhe shoku i ngushtë i Haaland, Martin Odegaard mund të ndihmojë në bindjen e norvegjezit për tu transferuar, ndërsa Reali dhe Dortmund kanë një marrëdhënie produktive dhe kanë bërë marrëveshje huazimi që përfshijnë të tillë si Achraf Hakimi dhe Reinier në kohët e fundit.

Nënshkrimi i fundit i ‘madh’ i Realit ishte Eden Hazard në vitin 2019 dhe raporti shton se Reali është i gatshëm të sigurojë shërbimet e Haalandit, por edhe synimit afatgjatë Kylian Mbappe. /Telegrafi/

telegrafi sport app