Edhe një ish-ndihmëse ka dalë me akuza për ngacmim seksual kundër guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo.

Charlotte Bennett, një këshilltare e politikave shëndetësore të Cuomos deri në muajin nëntor, pohoi për The New York Times se e kishte ngacmuar seksualisht.


Cuomo ka mohuar çdo sjellje të papërshtatshme dhe urdhëroi një hetim të pavarur mbi akuzat, raporton bbc.

117329403 gettyimages 1228808046

Kujtojmë se edhe një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, ka akuzuar më parë guvernatorin për ngacmim seksual.

Cuomo 63-vjeçar, i cili ka qenë guvernator për më shumë se një dekadë, ka gjetur veten nën presion në disa fronte javët e fundit.

Ai është nën vëzhgim nga Partia Demokratike - e së cilës ai është anëtar - për gjoja fshehjen e numrit të vërtetë të vdekjeve të lidhura me COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në New York.

Cuomo gjithashtu është përballur me akuza për ngacmim, përfshirë nga Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio. /Telegrafi/