LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë

Guvernatori Mehmeti dhe odat ekonomike diskutojnë masat për mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve të rregullta, të cilat guvernatori Mehmeti i ka mbajtur me akterët me qëllim të diskutimit të zhvillimeve ekonomike gjatë dhe pas pandemisë.

Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e odave lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe planeve të mëtejme të BQK-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë.


BQK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e odave paraqitën pikëpamjet e tyre për ekonominë e vendit, si dhe për masat mbështetëse që duhet të ndërmerren për ta tejkaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja për ekonominë dhe për t’i dhënë një shtytje më të madhe zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori