LAJMI I FUNDIT:

GURI I VOGËL NË LUMTURI

GURI I VOGËL NË LUMTURI

Poezi nga: Emily Dickinson
Përktheu: Alfred Kola

Guri i vogël në lumturi
Që bredh Rrugës në vetmi,
S’do t’ia dijë për Karrierë
Në Nevojë, s’trembet asnjëherë—
Në ngjyrë Kafe Pallton qepur
Universin e mban veshur,
I pavarur porsi Diell
Vetë ndriçon apo këndell,
Përmbush Ligjin absolut
Rastësisht e thjesht pa ngut—