LAJMI I FUNDIT:

Guintoli takohet me agjentët e Galenos, gati oferta edhe për Porton

Guintoli takohet me agjentët e Galenos, gati oferta edhe për Porton

Juventusi është duke kërkuar një sulmues anësorë dhe tanimë ata e kanë të qartë objektivin kryesor të tyre.

Sulmuesi brazilian Galeno është objektivi numër një i Zonjës së Vjetër për krahun e majtë të sulmit, aty ku pritet të mbetet hapësirë pas largimit nga Federico Chiesa.

Klubi italian ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, duke kërkuar të forcojë linjën e tij sulmuese për sezonin e ardhshëm.


Juventusi ofron para dhe kartonin e një lojtari për transferimin e yllit të Portos
Lexo po ashtu Juventusi ofron para dhe kartonin e një lojtari për transferimin e yllit të Portos

Megjithatë gjiganti portugez Porto ka vendosur një kërkesë fillestare prej rreth 40 milionë euro për sulmuesin e talentuar.

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, planifikon të takohet në orët e ardhshme me agjentët e Galenos për të arritur një marrëveshje.

Juventusi tenton t'i marr Portos dy yjet e ekipit - Motta do ta kompletonte ekipin me këtë dyshe
Lexo po ashtu Juventusi tenton t'i marr Portos dy yjet e ekipit - Motta do ta kompletonte ekipin me këtë dyshe

Bianconerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri që mund të zërë vendin e Federico Chiesa, i cili mund të largohet nga klubi.

Javët e fundit, Juventusi ka shfaqur interes edhe për lojtarë të tjerë, si Karim Adeyemi i Borussia Dortmund dhe Jadon Sancho i Manchester United, megjithatë të dy lojtarët kanë refuzuar transferimin në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori