Janë mbi 400 masakra që shteti serb ka kryer në Kosovë, e përveç që edhe pas më shumë se 20 vitesh nuk u dënua askush, ky gjenocid edhe mohohet nga agresori. Rusia e cila historikisht ka qenë kundër Kosovës, përveç fushatës diplomatike, po trillon të pavërteta edhe përmes kinematografisë së saj.
“The Balkan Line”-Linja Ballkanike, kështu titullohet një film i cili është lansuar në mars të vitit të kaluar. Përmes tij bëhet fushatë dhe trillohen të pavërteta për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur si terroriste, plaçkitëse, por edhe banditeske.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati për KosovaPress, thotë se fushata e Rusisë kundër popullit shqiptar nuk është risi, pasi të njëjtit mundohen që historinë e Kosovës ta falsifikojnë.
“Për neve nuk është diçka risi, e as për qytetarët e Kosovës, as për neve si pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E dimë propagandën ruse që është bërë me vite të tëra për Kosovën dhe për shqiptarët, duke e ditur edhe propagandën e fundit që ka bërë Rusia gjatë bombardimeve të NATO-s, kështu që për neve është e papranueshme. Ata mundohen me falsifikua historinë e Kosovës dhe popullit shqiptar, sidomos tash edhe të NATO-s edhe vendeve më të forta”, thotë ai për KosovaPress.
Gucati thotë se trillime të tilla nuk do e njollosin asnjëherë historinë e Kosovës dhe të UÇK-së.
“Duhet që institucionet e vendit të reagojnë, por edhe ndërkombëtarët të reagojnë. Sidomos Kosova, shteti jonë është dashur të bëjë reagim me kohë. Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës e dënojmë këtë trillim që e ka bërë Rusia dhe këtë falsifikim që janë munduar ta bëjnë dhe t’i binden shtetet komuniste atyre aleatëve të Rusisë dhe Serbisë se gjoja NATO paska gabuar pse ka ndërhyrë në Kosovë”, shton ai.
Për këtë film që u lansua një vit më parë, nuk ka ende ndonjë reagim ndërkombëtar, për të dënuar këto të pavërteta të trilluara ndaj UÇK-së, NATO-s dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Rrolet kryesore në film i luajnë aktorët: Gosha Kucenko, Ravshan Kurkova , Anton Pampushni, si dhe disa aktorë serbë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale