LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Në zyrat e OVL e UÇK-së ka arritur një pako me materiale të Gjykatës Speciale, nuk dihet se kush e solli

Gucati: Në zyrat e OVL e UÇK-së ka arritur një pako me materiale të Gjykatës Speciale, nuk dihet se kush e solli
Foto: Arkiv

Sot në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Hysni Gucati nga kjo organizatë tha sot në një konferencë për media se në këtë paketë ka materiale, dikur rreth katër mijë dosje të Gjykatës Speciale, ndërsa në zyrat e tyre është dërguar rreth orës 09:15

Ndërkaq, Nasim Haradinaj po nga kjo organizatë tha se fillimisht janë befasuar nga kjo pako me materiale.


“Po e dëshmon atë që deputetët tanë, qeveria jonë, ata që e kanë votuar këtë Gjykatë definitivisht dëshmohet se janë pre, faqezi e renegatë, njerëzit më të dëmshëm që nuk ja duan të mirën Kosovës… sepse të legjitimosh një gjykatë një etnike, një gjykatë qoftë edhe në emër të ndërkombëtarëve, që fatkeqësisht do të shohësh këtu që kanë rënë pre e karrem e vet Serbisë dhe njerëzve të Millosheviqit e kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai tha se kanë marr këtë dosje, diku katër kopje me rreth 1400 faqe.

“…Clint Williamson ka qenë në lidhje direkt me Vladimir Vuqkoviq dhe Milovan Draqunin… ku kërkohet bashkëpunim dhe ndihmë për formimin e kësaj gjykate…”, tha ai.

Ai tha se në këto dosje janë emrat e të gjithë dëshmitarëve.

“..Ku është arsyeja… Ku është logjika e mbrojtjes së dëshmitarëve për arsye që është kryesorja se kanë thënë po e formojnë jashtë… të dhënat e tyre me emra e mbiemra, shqiptarë, rom, serbë çdo person e ka datën se kur dhe në ç’vend është marrë në pyetje…”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori