Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka mbajtur fjalim në protestën në Shkup, që po mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër gjykimit të tyre në Hagë.

Gucati tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Ai tha se me ata gjykatës, "Evropia ia nxjerr vetes faqen e zezë".




"Sot jemi mbledhur t'u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit".

"Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve këtu, tregojmë se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës", theksoi Gucati./Telegrafi/