Po mbahet në Hagë konferenca e dytë përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj në të cilën është diskutuar rreth paketave që vitin e kaluar u dorëzuan në zyrat e organizatës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se ato materiale kanë qenë konfidenciale, për çka nga mbrojtja është thënë se të akuzuarit nuk kanë qenë në dijeni për natyrën e atyre dokumenteve.
Nga ZPS u tha se të gjitha që përmenden brenda paketave të materialeve janë material i mbrojtur.
“Të gjitha që përmenden brenda paketave të materialeve janë material i mbrojtur sidomos kjo përmendet në paragrafin 37, vendimit të konfirmimit. Sikurse thash dje, çdo gjë që tha mbrojtja dje vërtetoi se ata e kanë të qartë që materialet që janë dorëzuar janë konfidenciale, kundërshtimet e mbrojtjes së Gucatit kanë të bëjnë me së pari klasifikimin e dokumenteve që janë dorëzuar dhe autenticitetin e tyre mirëpo ZPS do të paraqes prova gjatë gjykimit që do të vërtetojë se materialet e dorëzuara ishin të klasifikuara si konfidenciale. Gjykatësit do të dëgjojnë dëshmi në lidhje me pjesë të këtyre dokumenteve që ju treguan mediave”, ka thënë prokurori.
Por, nga mbrojtja e të akuzuarve është thënë se Gucati e Haradinaj përveç që nuk kanë qenë dijeni nëse ato dokumente janë konfidenciale, të njëjtit nuk e kanë ditur nëse ato janë autentike.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se ZPS nuk e ka vërtetur statusin e mbrojtur konfidenciale të dokumenteve.
“Të akuzuarit e kanë bërë të qartë qëndrimi ne tyre, ata nuk e kanë ditur se natyra e këtyre dokumenteve ishte konfidenciale apo nëse këto dokumente ishin autentike apo false, zoti Gucati nuk është avokat, nuk është jurist, dhe ato duhet të shihen dhe të pranohen sit ë tilla pra si komente të bëra nga një person që nuk është jurist.
E avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka mbështetur qëndrimin e mbrojtjes së Gucatit.
“Qëndrimi ynë është i ngjashëm me atë të zotit Rees, sipas nesh trupi gjykues do të duhet t’i shikoj të gjitha ato video incizime të gjitha konferencat për shtyp, dhe të gjitha komentet e bëra në media, dhe ato t’i bëjë brenda një konteksti. Nuk është e mjaftueshme që trupi gjykues ti shqyrtoj në hollësi to materiale vetëm nga transkriptet, duhet t’i shikoj të gjitha to brenda një konteksti para se të nxjerr vendimet e veta” ka thënë Cadman.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kjo është konferenca e dytë përgatitje për gjykim./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës