Mesa duket, ditët janë të numëruara për kapitenin e Manchester City, Vincent Kompany.

Siç raporton Bleacher Report, qendërmbrojtësi belg nuk hyn në planet e trajnerit të ri të City Pep Guardiola.


Spanjolli, i cili do të marrë drejtimin e “Citizens” në fund të sezonit, thuhet të jetë i hapur ndaj ofertave që mund të vijnë për Kompany.

Interes thuhet të ketë nga spanjollët e Barcelona-s, të cilët në rast të një largimi të mundshëm të Thomas Vermaelen mund të bëjnë një ofertë për Kompany.

Dëmtimet e shpeshta të kapitenit aktual nuk e bindin Guardiola-n, i cili kërkon ta zëvendësojë me një midis John Stone të Everton ose Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao.

telegrafi sport app