Guardiola po i mbledh legjendat e Barcelonës - Pas Dani Alvesit, tani kërkohet Iniesta

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, kapitenit Andres Iniesta.
Calciomercato.com shkruan se Guardiola i ka filluar kontaktet me Iniestan që ta marr në Etihad.
Mesfushori i Barcelonës, ka qenë njëri ndër më të mirët në gjeneratën e artë të Guardiolas dhe ende ruan marrëdhënie të mira me të që nga koha e Nou Camp.

Dyshja së bashku kanë fituar tri tituj në La Liga dhe dy Liga të Kampionëve.
Iniesta ka edhe një vit kontratë me Barcelonën.

Në orbitën e Guardiolas po ashtu është edhe Dani Alves që duket shumë afër qytetarëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































