Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij si trajner i Barcelonës.

Duke folur për RAC-1, Guardiola, bëri disa deklarata në lidhje me të ardhmen dhe mundësinë e kthimit në Camp Nou.


"Nuk e përjashtoj Barcelonën. Jeta përbëhet nga fazat dhe tani ka sigurisht trajnerë të rinj që kanë të njëjtin entuziazëm që kisha unë në atë kohë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“1,000 ndeshje të menaxhuara? Nuk e di se cilën të zgjedh... Gjatë kohës sime te Barca, pati fitoren 2-6 ndaj Real Madridit në La Liga. Pati edhe finale të dytë të Ligës së Kampionëve”.

“Te Bayern Munich, do të përmendja ndeshjen kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale. Edhe pse nuk arritëm në finale, ishim ekipi më i mirë. Dhe me Cityn, do të thosha gjysmëfinalja kundër Real Madridit në shtëpi, e cila ishte kulmi i kësaj dekade”, përfundoi trajneri i njohur.

Ndryshe, trajneri katalunas ka fituar gjithmonë kudo që ka shkuar, duke u bërë shpejt një simbol i “Citizens”, me të cilët fitoi “tripletët” e jashtëzakonshme në vitin 2023. /Telegrafi/

telegrafi sport app