Guardiola flet për penalltinë e humbur me ‘panenka’ nga Aguero

Trajneri Pep Guardiola refuzoi të kritikojë sulmuesin Sergio Aguero për penalltinë e tij të humbur në humbjen 2-1 të Manchester Cityt ndaj Chelseat.
City po kryesonte 1-0 kur u dha një penallti në kohën shtesë të pjesës së parë dhe kishte mundësi ideale ta përfundonte dilemën e fituesit.
Aguero doli për t'u përballur me Edouard Mendy nga 11 metra, por dështoi keq nga tentimi i tij.
Argjentinasi goditi me stilin ‘Panenka’, por goditja e tij u lexua mirë nga portieri i Chelsea i cili e kapi topin me një dorë, me Blutë kthyen ndeshjen në favor të tyre në pjesën e dytë për të vonuar festën e titullit për Cityn.
Nuk ka rrugë të mesme me goditjet ‘Panenka’, ose është lavdi ose dështim i madh.
Megjithatë, Guardiola ka refuzuar ta kritikojë lojtarin e tij, duke thënë se udhëzimet e tij të vetme janë që goditësit të angazhoheshin plotësisht.






















































