Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i “fiksuar” pas një ylli të Ligës Premier dhe dëshiron ta sjellë atë në verë në Etihad Stadium.

Pasi udhëhoqi Cityn në një triumf historik të trefishtë sezonin e kaluar, Guardiola freskoi skuadrën e tij në afatin kalimtar të verës.


Yje të njohur si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte dhe Cole Palmer u larguan, ndërsa erdhën Josko Gvardiol, Mateo Kovacic, Jeremy Doku dhe Matheus Nunes.

Por, duket sikur Guardiola i ka ngulur sytë te një tjetër përforcim i madh në verë.

guimaraes 1

Sipas mediumit Fichajes, Guardiola i ka sytë fort te mesfushori i Newcastle United dhe Brazilit, Bruno Guimaraes.

Ish-lojtari i Lyon mbërriti në Ligën Premier në janar të vitit 2022 për një tarifë prej 40 milionë funte dhe ka bërë 97 paraqitje.

Megjithatë, Newcastle ka nevojë të shesë asetet e tyre kryesore për të mbledhur fonde pas shpenzimeve të mëdha të fundit dhe Guimaraes është ndër më të vlefshmit e tyre.

guimaraes

Ai besohet të vlerësohet në 85 milionë funte (100 milionë euro), megjithëse disa raporte thonë se ai ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë funtesh (117 milionë euro) në kontratën e tij.

Guardiola tashmë ka shprehur publikisht admirimin e tij për Guimaraes, duke e cilësuar atë si "të jashtëzakonshëm" përpara fitores së Cityt në çerekfinale të Kupës FA ndaj Newcastle.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Guardiola tha: “Ai është një mesfushor i jashtëzakonshëm. Ai është agresiv, me top ose pa top”.

“Jam i sigurt se ai është pjesë e projektit për vitet e ardhshme. Patjetër”.

Edhe pse ai ka qenë i lidhur me shumë klube, Guimaraes nënshkroi një zgjatje të re të kontratës në tetor dhe nuk ka plane të largohet. /Telegrafi/

telegrafi sport app