LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i bën një dhuratë Mancinit

Guardiola i bën një dhuratë Mancinit

Trajneri i Internit, Roberto Mancini, i ka tentuar të gjitha mënyrat për ta bindur Yaya Touren të bashkohet me Interin në verë, por lideri i Manchester Cityt nuk e ka tradhtuar klubin anglez.

Sezonin e ardhshëm, City do të drejtohet nga Pep Guardiola, një nga ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Toures, i cili nuk e ka pritur mirë lajmin e afrimit të Pepit në Angli.

Pak javë më parë, agjenti i Toures, Dimitri Seluk i ka kërkuar Manchester Cityt rinovimin e kontratës së mesfushorit, por ende klubi anglez nuk ka lëshuar asnjë sinjal pozitiv.


Interit i kthehet humori, pasi afrimi i Guardiolas tek kjo skuadër nënkupton largimin e Toures, ndaj dhe Roberto Mancini do të nisë sërish kontaktet me mesfushorin për ta bindur të zgjedhë zikaltrit.

Në listën e përforcimeve të mesfushës është edhe Ever Banega që Sevilla po i tenton të gjithë mënyrat për ta “blinduar”, si edhe Roberto Soriano që është kërkuar në dimër nga Sampdoria.

Mirëpo, ëndrra e të gjitha fansave zikaltër është Yaya Toure, ndaj dhe Mancini nuk duhet ta humbasë mundësinë e artë për të pasur një lider në mesfushë.