Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trump, Michael Flynn është duke kërkuar imunitet nga ndjekja penale, në këmbim të rrëfimit për lidhjet e presidentit amerikan me presidentin rus Vladimir Putin.
Nga Rusia me dashuri për Donaldin, është një histori që nuk pushon së ofruari. Zbulimi më i fundit, me të vërtetë eksploziv, është se shefi i shkarkuar i sigurisë kombëtare, Michael Flynn është duke kërkuar imunitet nga ndjekja penale, në këmbim të dhënies së informacioneve për lidhjet e Trumpit me Moskën. Një gjë që i ka bërë demokratët në Kongres të brofin nga gëzimi. Ishte Flynn i cili foli për një marrëveshje të ngjashme me ndihmësit e Hillary Clintonit vitin e kaluar: “Kur ju jepet imunitet, kjo do të thotë se ndoshta keni kryer një krim”, shgkruan Simon Jenkins në “The Guardian”.
Flynni mbijetoi vetëm disa ditë si këshilltari më i lartë i mbrojtjes i Trumpit, përpara se të jepte dorëheqjen pas asaj që u duk si një shkelje e vogël. Ai kishte gënjyer zëvendës presidentin e ri, kur ky e kish pyetur nëse kish takuar një rus gjatë fushatës elektorale. Në Uashingtonin dhe Londrën e sotme, është e vështirë të mos takosh një rus, ndonëse takimi me sa duket e ka lënë atë të ekspozuar ndaj “shantazhit”.
Përmasat që ka marrë survejimi elektronik nënkuptojnë se nuk ekziston më një gjë e tillë si fshehtësia, sigurisht për ata pranë pushtetit. Dikush, diku duhet të jetë duke dëgjuar. Për këtë arsye lajmet e rreme, ky fenomen i lashtë, janë një marrëzi. Një gënjeshtër as nuk mund të bëhet virale, pa u kapur pamëshirshëm prej gjahtarëve të të vërtetës. Për një fuqi të huaj, edhe një armik, ndërhyrja në zgjedhjet e dikujt nuk është habi, aq më pak në shtëpinë e CIA-s. E reja këtu është se sa shpejt e morëm vesh të gjithë.
Eshtë e qartë – ose me siguri do të jetë së shpejti – se marrëdhëniet mes organizatës së Trumpit dhe Moskës ishin shumë të ngushta. Kjo nuk është një surprizë, në botën e financës së dyshimtë. Ajo që nuk dihet, është nëse këto marrëdhënie kanë patur të bëjnë me financën e dyshimtë, apo janë shtrirë edhe në shkelje syri e tundje koke, mbi politikat që do të adoptohen nga Trumpi me të marrë pushtetin.
Rusia e Vladimir Putinit në përgjithësi konsiderohet si armiku më i madh i Amerikës, sado idioteske mund të jetë kjo. Kur një perandori e madhe ushtarake është ndërtuar me qëllim ekskluziv që të “frenojë” një armik të caktuar, çdo gjë, që është më pak se angazhimi total në këtë drejtim, është shkatërruese. Mendja të shkon tek ajo që Flynn mund të mendojë të thotë, që mund ta “inkriminojë” atë?
Ironia është se rivendosja e marrëdhënieve të Perëndimit me Rusinë e Putinit ishte një prej disa zotimeve të Trumpit, kur ai konkurronte për presidencën. Ai ishte qartësisht skeptik ndaj sanksioneve perëndimore, të cilat kanë forcuar kleptokracinë e Moskës dhe kanë shtyrë kundërshtarët potencialë të Putinit që të emigrojnë. Ka edhe një ide që, një rifillim i çmendur i një gare armatimi lindje-perëndim mund të zhbëhet. Kështu do të kërkonte një mendje e shëndoshë.
Por nuk ka asgjë të shëndoshë në horizontin e Trumpit, vetëm kaos e dalldi. Eshtë e qartë se Flynni ka një histori për të rrëfyer, në lidhje me një çështje shumë të rëndësishme për pozicionin global të Amerikës. Mund të jetë tejet interesante, por zor të besohet se do ta lërë botën një vend më të sigurtë. / The Guardian – bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025