Grupi "Maniakë t'Leximit" kanë bërë një aktivitet vullnetar me rastin e festave të fundvitit.

Siç kanë bërë të ditur ky grup, gjatë këtyre aktiviteteve ata kanë dhuruar 156 libra për fëmijët në QKUK.


w111 2

“Edukatoret sociale na pritën shumë mirë dhe na falenderuan të gjithë grupin që ua kemi pasuruar bibliotekën që e kishin aty”, kanë thënë organizatorët e këtij aktiviteti.

w222 2

Ky është njëri nga aktivitetet e zhvilluara nga grupet "Maniakë". Ditë më parë "Maniakë t'Kuzhinës" kanë përgatitur drekë dhe u kanë dhuruar libra banorëve të Shtëpisë së Pleqve.

w333 1

Dhurata për fëmijët në QKUK kishin bërë edhe vitin e kaluar grupi "Maniakë t'Kuzhinës" ku tani këto aktivitete humanitare, kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të pëlqyera nga qytetarët.

Për tu anëtarësuar në grupet Maniakë, vizitoni web faqen e grupeve në www.maniakat.net