LAJMI I FUNDIT:

Gruevski do ta humb pagën e deputetit, propozohen ndryshime ligjore

Gruevski do ta humb pagën e deputetit, propozohen ndryshime ligjore

Nikolla Gruevski do të mbetet pa rrogën e deputetit, pasi ky është ndryshimi kyç në Ligjin për pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve, të cilin e kanë propozuar disa deputetët dhe është vendosur në rend dite në seancën e sotme.

Shumica kanë votuar për zgjerim të rendit të ditës, edhe pse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tërhoqi vërejtjen se ky ligj është miratuar në procedurë jashtë afatit në të cilin është miratuar rendi i ditës së seancës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në iniciativën që e kanë propozuar deputetët Snezhana Kalleska-Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memdi dhe Rexhail Ismaili, thuhet se deputeti i cili është dënuar me mbi gjashtë muaj burg me vendim të plotfuqishëm, t’i humb të drejtat për pagë, kompensime personale dhe harxhime tjera.


Ky propozim është vendosur në pikën e 27 të rendi të ditës dhe pritet të miratohet nga shumica parlamentare./Telegrafi/