Reprezentacioni U21 i Maqedonisë në futboll mbrëmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian në futboll, që është hap historik për vendin pasi për herë të parë do të përfaqësoj shtetin e Maqedonisë në garat evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si gjithnjë, kryetarët e partive politike e kanë përdorur këtë kualifikim historik për poena politike.


Kryetari i opozitës, Zoran Zaev, ka qenë në stadiumin ''Arena Filipi i Dytë'' për të mbështetur reprezentacionin e Maqedonisë për grupmoshat deri në 21 vjeç. Në krah të Zaevit ishte edhe prurja më e re e kësaj partie, ish-gazetari Muhamed Zekiri dhe ish-kryetari i DSK-së, Zoran Verushevski.

Zaev U21

Nga ana tjetër, ish-kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, është fotografuar me lojtërët e këtij reprezentacioni në festën pas lojës.

Gruevski U21

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti./Telegrafi/