LAJMI I FUNDIT:

Gruevski dhe Kançeska-Milevska dalin sërish para gjyqit

Gruevski dhe Kançeska-Milevska dalin sërish para gjyqit

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar tre seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe atë për “TNT”, “Transportuesi” dhe për lëndën “Tenderët”.

Rasti TNT ka të bëj me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski, ndërsa të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës me rrënimin e objektit Kosmos është shkaktuar dëm në vlerë prej 16 milion euro.


Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulet edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska e cila është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” që ka të bëj me punët ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.

Seancë e re gjyqësore do të mbahet edhe për rastin “Transportuesi”, ku i akuzuari i parë është ish kreu i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç’rast janë keqpërdorur afro 360 mijë euro. /AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori