LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Shoku që më dha Audi-n është një biznesmen i suksesshëm prej 30 vitesh

Grubi: Shoku që më dha Audi-n është një biznesmen i suksesshëm prej 30 vitesh

Zv. kryeministri Artan Grubi mohoi se Audia e djegur ishte i tij. Ai pretendon se automjeti është i shokut të tij të ngushtë, i cili njëkohësisht ishte edhe një biznesmen i suksesshëm.

“Kam shitur veturën Audi të vitit 2008 dhe për nevoja private përdor automjetet e vëllezërve të mi, ksarën e babait tim dhe automjete të tjera. Absolutisht Audia nuk është automjeti im, kam përdorur automjete të tjera për qëllime private. Kam bërë një operacion të vogël javën e kaluar dhe nuk e kam përdorur këtë automjet për 10 ditë.

Inçizimet janë false që kam përdorur së fundmi atë automjet, edhe atë nga viti 2019. Të gjithë menduan se automjeti ishte i imi personal. Shoku im është afërmi im dhe jeton afër meje”, thotë Grubi për “Kanal5”.


Ai shton se miku i tij është një biznesmen i suksesshëm për mbi 30 vjet dhe lirisht mund të hetojnë origjinën e pasurisë së tij.

“I ftoj të gjitha institucionet që të hetojnë çdo supozim se kam ndonjë pasuri dhe atë të gjithë ngjarjes në orën 3:30 të mëngjesit para fëmijëve të mi, nuk shprehën keqardhje. Kjo për mua flet për një situatë shumë të trishtë në të cilën ndodhet shoqëria jonë. Le të hetohet se e kujt është vetura”, tha Grubi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori