Drama rreth Labinot Rexhës nuk ka përfunduar me largimin e tij nga Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtari, i cili u eliminua të premten pas një rrugëtimi të tensionuar, është përballur me një surprizë nga e kaluara e tij brenda shtëpisë.


Bëhet fjalë për Stefanën, gruan serbe që kishte qenë në qendër të diskutimeve për një lidhje të mundshme me Labin.

Screenshot

Labi e kishte sqaruar situatën duke thënë: “Ajo ka pasur fëmijë me një kushëri timin, unë thjesht e kam ndihmuar”.

Megjithatë, Stefana ka zgjedhur të dalë hapur me qëndrimin e saj. Në një story në Instagram, ajo bëri thirrje për të votuar Elijonën, rivalen më të fortë të Labit në shtëpi. Kjo mbështetje merr një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh përplasjet e mëparshme mes Labit dhe Elijonës, të cilat shpesh përfunduan me ofendime personale dhe çuan Labin në televotim dhe largim nga loja. /Telegrafi/

Screenshot