Një grua në Australi është bërë virale pasi u pa duke përdorur telefonin e saj ndërsa notonte, duke ngritur shqetësime të reja rreth asaj se sa thellë ka hyrë teknologjia në jetën e përditshme.

Videoja e postuar në rrjete sociale tregon një skenë të qetë në pishinën Bondi Icebergs në Sydney, derisa kamera përqendrohet te një notare, sjellja e së cilës habiti shumë shikues.


Gjithçka duket normale, por kur kamera fokusohet te gruaja, shihet që ajo vazhdon të notojë në shpinë me telefon në dorë.



Mbishkrimi i postimit shprehte shqetësimin se sa të varur janë bërë njerëzit nga telefonat e tyre.

Thuhej se njerëzit janë të zënë duke qenë online gjatë gjithë kohës, duke ndarë çdo gjë të vogël dhe duke rritur kohën e tyre para ekranit, në vend që ta ndiejnë dhe ta shijojnë momentin. /Telegrafi/