Një grua nuk iu besonte syve kur hapi një kuti me akullore që e kishte lënë në frigorifer.
Kjo pasi akullorja kishte marrë formën e personazhit të famshëm të animuar, Shrek. Me këtë rast, Maxine Chan e ndau imazhin në rrjetin social Facebook, dhe shumica u pajtuan me të, transmeton Telegrafi.
Forma e akullore kishte një ngjashmëri të çuditshme me përbindëshin Shrek, me paraqitjen e syve, vrimave të hundës si dhe gojën e hapur.
Aty gjithashtu dukeshin veshët karakteristikë të Shrekut. /Telegrafi/