LAJMI I FUNDIT:

Gruaja “nervoze” në Angli qëllon fqinjët e saj me tulla dhe gjëra të tjera – “konflikt” që zgjati rreth 18 muaj

Gruaja “nervoze” në Angli qëllon fqinjët e saj me tulla dhe gjëra të tjera – “konflikt” që zgjati rreth 18 muaj

Një grua e cila “shtirej si një person i pushtuar nga djalli” po përballet me burgun pasi kohë pas kohe gjuante me tulla dhe çimento fqinjët e saj në Londër.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, 51 vjeçarja Joanne Shreeves, u dënua për sulm, dëm dhe sjellje kërcënuese, pas sulmit ndaj fqinjëve të saj, Trevor Dempsey-t 62 vjeçar dhe gruas së tij Sandra Durdin, 58 vjeçare – ngacmim dhe sulm i cili zgjati rreth 18 muaj, transmeton Telegrafi.

Gjykata e Stratford dëgjoi nga pala paditëse se si përfundoi miqësia 20 vjeçare pas një grindjeje e cila filloi mes tyre, pasi që zonja Dempsey pa dashje e rrëzoi dhe e theu një shtyllë betoni në rrugicën e përbashkët dhe e solli një të re pa u konsultuar me fqinjën e saj, zonjën Shreeves.


Përderisa një ditë të tetorit të vitit 2020, z. Dempsey ndodhej jashtë shtëpisë, kamera e sigurisë kapi pamjet kur zonja Shreeves shqelmoi gardhin e fqinjëve dhe hodhi gjëra në oborrin e tyre.

Ndërsa një ditë tjetër kur çifti ndodhej në oborr, ajo u pa duke përzier çimento të cilën pastaj e hodhi në drejtim të tyre, e për pak sa nuk ra në kokën e zonjës Dempsey. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Interesante
Kalo në kategori