Familja e presidentit Thaçi prej sot do ta ketë edhe një pagë më shumë në buxhetin familjar, pasi që Zonja e Parë, Lumnije Thaçi ka filluar punën si profesoreshë në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’.
Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se ajo nga sot ka nisur punën në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës, ku do të ligjërojë lëndët Makro-Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar.
Në web-faqen e Universitetit të Mitrovicës shkruan këto lëndë që do t’i ligjërojë tash e tutje Zonja e Parë e Kosovës, sipas konkursit që ishte shpallur me 8 korrik të vitit 2016 (http://umib.net/wp-content/uploads/2016/07/Konkursi-per-personel-akademik.pdf), ndërsa rezultatet zyrtarisht nuk kanë dalë asnjëherë (https://umib.net/shpallje/konkurse/).
Pas disa raportimeve në redaksi, Veriu.info kishte mësuar se Lumnije Thaçit po i përgatitet një vend pune në UMIB, ku për të sqaruar këtë çështje me datë 15 shkurt kemi pyetur zyrën për informim të UMIB-it. Mirëpo, në përgjigjen zyrtare të kthyer po atë ditë, UMIB ishte munduar ta fsheh rastin, duke thënë se po merremi me spekulime. “Konsiderojmë se pyetjet janë të karkaterit spekulativ për një situatë të mundshme hipotetike, prandaj Universiteti “Isa Boletini” nuk ka koment”, është thënë shkurt në përgjigjen e zyrës për infomim të Universitet të Mitrovicës.
Në linkun e stafit akademik të këtij fakulteti, akoma nuk figuron emri i Lumnije Thaçit, plotësim i cili pritet të bëhet së shpejti (https://umib.net/fakulteti-i-inxhinierise-mekanike-dhe-kompjuterike/stafi-akademik/)
Ndryshe, presidenti Thaçi kishte vizituar Universitetin e Mitrovicës në muajin maj të vitit të kaluar, më pak se dy muaj para se të shpallej konkursi, me ç’rast i kishte thurur edhe elozhe.
“Tani ky universitet po zbaton kriteret dhe standardet më të larta të edukimit, ka marrë një vlerësim shumë të lartë edhe nga agjencioni i akreditimit…”, kishte thënë presidenti Thaçi me rastin e vizitës së bërë në këtë universitet më 19 maj të vitit të kaluar.
Kujtomë se Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj, ishte zgjedhur sekretar i Degës së PDK-së në Mitrovicë më 19 nëntor 1999 me rastin e themelimit të kësaj dege.
Ai po ashtu së bashku me Bajram Rexhepin kishte udhëhequr edhe punimet e Kuvendit të parë Zgjedhor të degës së PDK-së në Mitrovicë, i cili ishte mbajtur më 10 maj 2000. Musaj në zgjedhjet e fundit të brendshme të PDK-së, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të degës së Mitrovicës. /Veriu.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri