LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Arian Çanit ka një emër të pazakontë, moderatori zbulon edhe disa të pathëna (Video)

Gruaja e Arian Çanit ka një emër të pazakontë, moderatori zbulon edhe disa të pathëna (Video)

Arjan Çani u rrëfye të Dielën në dokumentarin “Zoom In”, në IN Tv.

Ai që jemi mësuar ta shohim gjithmonë të shtyjë personazhet drejt një “Zone të lirë”, këtë herë ka folur në këtë mënyrë edhe vet.

Çani ka rrëfyer se ka ndryshuar të gjithë stilin e tij të jetë,s e ka lënë të gjitha veset duke përfshirë edhe alkoolin. Vrap dhe sushi. Ky është togfjalëshi i vetëm i jetës së re të Arjan Çanit.


Kamera e “Zoom In” e ka ndjekur gazetarin në vrapin dyorësh të çdo mëngjesi dhe në drekën me sushi, i vetmi ushqim që konsumon prej një viti.

Pa miq të ngushtë, me një marrëdhënie varësie me familjen dhe Pufin ( bashkëshorten e tij ) si edhe shumë të pathëna për politikanët shqiptarë, Çani është rrëfyer për një orë në dokumentarin e të Dielës në mbrëmje “Zoom IN”.