Një grua 110-vjeçare tha se sekreti i një jete të gjatë ishte “jetesa e shëndetshme, aktivitetet në natyrë dhe ushqimi i freskët”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joyce Wooding festoi ditëlindjen e saj më 6 shtator në “Collingtree Park Care Home” në qytetin Northampton të Anglisë.


Ajo deklaroi se ndonjëherë e ndjente se ishte “shumë e vjetër”.

“Koha është vërtet shumë e gjatë për të jetuar, pasi keni jetuar me prindërit dhe me familjen tuaj – të gjithë kanë vdekur – dhe miqtë e mi, shumica e tyre kanë vdekur tani”, tha ajo.

Wooding lindi në vitin 1911, në të njëjtin vit me kurorëzimin e Mbretit George V.

Joyce Joyce dhe kunata e saj Gillian në ditëlindjen e saj në vitin 1984

Ajo është personi i 10-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, sipas faqes Oldest në Britani, derisa Mollie Walker nga Oxfordshire është më e vjetra me 112 vjeç.

Wooding – e cila kishte një motër dhe dy vëllezër – tha se ajo jetoi “një jetë të vërtetë fshati”, pasi u rrit në fshatin Northamptonshire të Starverton “me prindërit më të mirë që do të dëshironte ndonjëherë”.

Joyce 1 Joyce në Folkestone në vitin 1928

“Babi im ishte një fermer dhe ne jetuam një jetë shumë të shëndetshme, me ushqim të cilin e kultivonim vetë ne, me derrat tanë, pulat dhe një kopsht të madh”, u shpreh ajo.

“Ne shpenzuam shumë kohë jashtë, jo duke ndenjur në kompjuterë dhe gjëra të tilla sikurse në ditët e sotme”, tha mes tjerash 110-vjeçarja. /Telegrafi/