LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Barazia gjinore, kthehet në mbrojtje efektive kundër korrupsionit

Grkovska: Barazia gjinore, kthehet në mbrojtje efektive kundër korrupsionit

Në kuadër të Konferencës së shteteve anëtare nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka marre pjesë në panelin me temë: “Fuqia e barazisë gjinore dhe përfshirjen në luftën kundër korrupsionit”, e mbajtur në Atlanta, SHBA.

Në fjalimin e saj, Zëvendëskryeministrja theksoi rëndësinë e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të barabarta si parakusht për drejtësi në shoqëri. Ajo argumentoi se një sistem i drejtë dhe i barabartë, pa dallim gjinie apo baze tjetër, do të ndihmojë në uljen e rrezikut të korrupsionit dhe në marrjen e vendimeve më cilësore.

“Duke rritur pjesëmarrjen e grave në të gjitha proceset shoqërore, do të japim mundësinë që të merren parasysh këndvështrime  dhe qëndrime të ndryshme dhe kjo do të çojë në vendime më cilësore, si dhe në uljen e rrezikut të korrupsionit”, theksoi Grkovska dhe falënderoi UNODC-në për mbështetjen në themelimin e Forumit të Grave Lidere të Evropës Juglindore për qeverisje të mirë dhe kundër korrupsionit në mars të këtij viti. “Formati rajonal i këtij Forumi, na ndihmon të mësojmë nga njëri-tjetri, të krahasojmë praktikat dhe përvojat e ndryshme, gjë që është domethënëse për të gjithë ne duke marrë parasysh ngjashmëritë e shoqërive në rajon”, shtoi ajo në fjalimin e saj.


Nën referencë të veçantë ndaj hulumtimit të saj për gjininë dhe korrupsionin në administratën publike në Maqedoninë e Veriut, Zëvendëskryeministrja Grkovska shprehu se femrat janë më të sensibilizuara në njohjen e fenomenit të korrupsionit. Ajo shtoi se kjo iniciativë po sjell një ndriçim të nevojshëm mbi nevojën për të përmirësuar mekanizmat e raportimit të korrupsionit dhe për të ndërgjegjësuar punonjësit e administratës publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori