LAJMI I FUNDIT:

Grim i shpejtë gjatë ditës

Grim i shpejtë gjatë ditës

Mjaft më me tenin e zbehtë të lëkurës: grimi me ngjyra të buta gjatë ditës, bën që fytyra juaj të duket më e freskët dhe më shkëlqyese dhe po aq e natyrshme.

Pamje e butë për çdo ten: ngjyra të ngrohta dhe të natyrshme

Teni
Së pari vendosini një fondament: ai i ngjason një skalitësi të kontureve, mbulon parregullsitë. Më pas, sipas nevojës, kundër hijeve nën sy, përdorni një ngjyrë të butë për fshehje dhe në fund, me një shtresë të vogël të pluhurit ngjyrë bronzi lyejini faqet.

Sytë
Për të hapur shikimin, qerpikët lëvizini me një brushë të vogël anash dhe ngrijini lart. Më pas, kapakët e syve lyejini me ngjyrë më të ndritshme dhe jepini një theks të kaftë kapakut lëvizës të syrit. Në fund: në kënd të kapakut tërhiqni një vijë, ndërsa me ngjyrë të zezë lyejeni vetëm pjesën e sipërme të qerpikëve.


Buzët
Konturet nënvizojini me vijëzues të buzëve në ngjyrë lëkure, më pas buzët lyejini me buzëkuq ngjyrë bronze. Këshillë: përdorni me këtë rast buzëkuq me optikë llaku, ngase kjo bën që buzët tuaja të duken më të plota.

Thonjtë
Në trend: manikyri francez apo ai me ngjyrë bakri. Gjithashtu të bukur: thonjtë e
pastruar në mënyrë të natyrshme dhe shkëlqyes. /Telegrafi/