Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit të Pagave, e më pas pezullimi i këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që SBAShK-u, të marrë vendim që nesër të mbajë grevë dy orëshe në të gjithë sistemin arsimor të Kosovës.
Mirëpo, kjo grevë po shihet si e papranueshme nga prindërit dhe nga njohësit e fushës së arsimit, të cilët thotë se nga greva po dëmtohen vetëm nxënësit.
Sanije Bajrami është nënë e dy fëmijëve të cilët vijojnë mësimin në kryeqytet dhe thotë se greva po i dëmton fëmijët.
Ajo thotë se SBAShK-u duhet të mendojë forma të tjera për arritjen e qëllimeve të tyre dhe jo të mbajnë greva, pasi tashmë kur është përfundimi i gjysmëvjetorit të parë po dëmtohen nxënësit.
“Shumë keq për fëmijët, është viti i fundit dhe janë duke u mbyllur notat, është shumë keq”, thotë ajo.
Grevën si të dëmshme po e sheh edhe Adile Veseli, e cila thotë se fëmijët janë dëmtuar mjaftueshëm nga greva që është mbajtur më herët kur mësimdhënësit kërkonin rritje të koeficientit të pagave.
“Është shumë keq se tash është fundi i vitit, është shumë keq për fëmijët, boll kanë humbur mësimin dhe tash me greva me këto, shumë keq”, thotë ajo.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, për KosovaPress thotë se janë të shqetësuar nga paralajmërimi për mbajtje të grevës, pasi sipas tij, nga këto greva po dëmtohen vetëm nxënësit.
Ai thotë se nxënësit po dëmtohen nga mbajtja e grevave, për çka SBAShK-u është dashur ta ketë parasysh se ndodhen në proces të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.
“Ne konsiderojmë që çdo grevë që bëhet në arsim është e dëmshme, sepse dëmton interesin e nxënësve në mësimnxënie. Duhet të kemi parasysh që tash është edhe përfundimi i gjysmëvjetorit të parë, janë edhe disa çështje që kanë të bëjnë me mbylljen e notave, çështje tjera teknike. Ne jemi kundër grevave, sepse grevat nuk janë të mira. Viktimë janë fëmijët, mirëpo fajtor janë institucionet e Kosovës. Çdo grevë që mbahet në arsim ne nuk e mirëpresim, jemi të shqetësuar se vetëm është e dëmshme nuk sjell dobi”, thotë ai përmes telefonit.
Reshiti thotë se SBAShK-u do të duhej të mendonte alternativa të tjera si protesta për të arritur qëllimet e tyre dhe jo grevën, pasi greva po dëmton nxënësit.
“Do të ishte më e mirë që në vend të grevës së nesërme të ishte një protestë e SBAShK-ut, të ishte një paralajmërim nëse ndodhë diçka, atëherë veç le të jetë si paralajmërim, po jo në grevë efektive”, thotë ai.
Mbajtjen e grevës si të papranueshme po e sheh edhe Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, i cili thotë se është e padrejtë ndaj nxënësve që opsioni i parë i SBAShK-ut të jetë greva.
Ai thotë se ka edhe veprime të tjera sindikale që do të mund të përdoreshin nga SBAShK-u për të kundërshtuar pezullimin e ligjit të pagave dhe jo të kalojnë drejtpërdrejtë në grevë.
“Veprimi sindikal i grevës në arsim më të vërtetë është i papranueshëm, në veçanti kur dihet dëmi që tashmë është shkaktuar qysh në vitin e kaluar nga greva dhe periudha e pas grevës. Andaj, edhe shpresa ime është që SBAShK-u të reflektojë në situatën e vitit të kaluar në mënyrë që procesi mësimor asnjëherë të mos dëmtohet sikurse që ka ndodhur…Është më të vërtetë e patolerueshme dhe e padrejtë ndaj nxënësve që ky veprim sindikal i grevës, drejtpërdrejtë të jetë opsioni i parë dhe i vetëm i SBAShK-ut. Rikujtojë se ka veprime të tjera sindikale të cilat SBAShK-u mundet me i shqyrtuar, në mënyrë që në asnjë moment të mos dëmtohet procesi mësimor”, thotë ai.
Qehaja thotë se sistemi arsimor i Kosovës nuk ka kohë për të humbur dhe se greva e dëmton shumë procesin mësimor.
“Neve tash së fundi kishim rezultatin e testit PISA, vendi jonë dhe sistemi jonë arsimor në asnjë moment nuk ka kohë për të humbur dhe greva është diçka që e humbet këtë kohë dhe dëmtoj jashtëzakonisht shumë procesin mësimor”, thotë Qehaja.
Kujtojmë se Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Pagat, kurse Gjykata sot ka marrë vendim për ta pezulluar këtë ligj deri më 30 mars 2020.
Përveç SBAShK-ut ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe Sindikata e Shëndetësisë dhe ajo e Policisë së Kosovës, të cilët po ashtu do të mbajnë veprime sindikale. Po ashtu, edhe Sindikata e Shërbimit Korrektues ka deklaruar se do të ndërmarrin veprime kundër këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje