LAJMI I FUNDIT:

Greqi, vetura përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë

Greqi, vetura përplaset me kamionin, digjen të gjallë 11 refugjatë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit, kur 11 emigrantë klandestinë kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në afërsi të Kavalas, në Greqi.

Mikrobusi që transportonte emigrantët u përplas ballazi me një maune dhe të dy mjetet u përfshinë nga flakët. Pasagjerët e mikrobusit nuk mundën të dilnin nga mjeti dhe u dogjën të gjallë.


Drejtuesi i mikrobusit, një shtetas grek i moshës 39 vjeç shpëtoi me lëndime të lehta. Ai është dërguar në spital, i ruajtur nga policia. Pas verifikimit rezultoi se është implikuar edhe herë të tjera në trafikim klandestinësh, transmeton Ora.news.

Sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Trafikut të Kavalës, shoferi i mikrobusit për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me maunen.

Ende nuk dihet nacionaliteti i emigrantëve që me gjasë kishin ardhur nëpërmjet kufirit turko-grek.

Për shkak të djegies së trupave, policia nuk mund të identifikojë viktimat, ndaj ka kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor dhe analizat e ADN-së.

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori