LAJMI I FUNDIT:

Greqi, shqiptari kapet me automjetin plot me drogë

Greqi, shqiptari kapet me automjetin plot me drogë

Policia greke ka finalizuar një operacion antidrogë në kuadër të të cilit janë sekuestruar 248 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë operacionit policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një grek, të implikuar në rrjetin e trafikut.

Sipas informacioneve, policia greke ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër. Pas disa kilometrash i ka ndaluar. Në njërën prej tyre, e cila drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar janë gjetur 248 kilogramë marihuanë.


Ky i fundit, ishte arratisur nga burgu i Trikalas në 15 Shkurt të vitit 2013, pasi ishte larguar me leje por nuk ishte kthyer më. Atij iu gjet me vete edhe një kartë identiteti e falsifikuar, me emër tjetër.

Ndërkohë, policia ka prangosur edhe dy persona të tjerë, një grek dhe një shqiptar. Emrat e të ndaluarve nuk janë zbuluar për arsye hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori